“Melia” jehonë në mediat spanjolle/ Vlerësohet hapja e hotelit me 5 yje në “San Pietro Resort”: Standart i ri për Shqipërinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Melia” jehonë në mediat spanjolle/ Vlerësohet hapja e hotelit me 5 yje në “San Pietro Resort”: Standart i ri për Shqipërinë

Inaugurimi I hotelit më të madh në vend Melia, në “San Pietro Resort” në Gjirin e Lalzit ka bërë jehonë edhe në mediat spanjolle.

 

Një sërë gazetash shkruajnë se “Melia Durrës” do të jetë zinxhiri i parë i hoteleve në vendin tone dhe se do të shërbejë për promovimin e Shqipërisë turistike.

 

Advertisement

Elpais shkruan se Melia do të jetë brandi hotelier më i madh deri në vitin 2026, në Shqipëri, me 1600 dhoma.

 

 

Advertisement

Shkrimi në gazetën Eldebat mban titullin: Melia promovon shqipërinë, xhevahirin e fundit të Mesdheut.

 

 

Advertisement

Hosteltur vijon më tej kur thotë se Melia në “San Pietro”  do të jetë pjesë e 7 hoteleve të tjera në shqipëri.

 

Meliá Hotel International po përparon me vendosmëri në hapjen e Shqipërisë si një destinacion i ri për tregjet e saj kryesore, krah për krah me familjen Dulaku si partner në investim, ku tre vëllezërit janë në krye të bizneseve të pasurive të paluajtshme, telekomunikacionit dhe medias.

 

Advertisement

Aktualisht, dy prej hoteleve kanë hapur dyert : një në Sol Tropikal në Durrës me 168 dhoma dhe do të shtohet më tej si dhe Melia në San Pietro me 5 yje dhe me 469 dhoma. Ato po e kthejnë brandin me kapacitetin më të madh në vend.

 

Planet e konfirmuara tashmë të zhinxhirit  të hoteleve që do të hapen do e kthejnë Melian, në emrin kryesor hotelire deri në 2026-vijon shkrimin e saj Hosteltur.

 

Advertisement

Gazeta citon CEO-n e Melia Grup, z. Escarrer sipas të cilit “Melia Durrës”  përmbush një sërë kërkesash për të qenë një destinacion i shkëlqyer pushimesh në Mesdhe. Escarrer nenvizon ka gjetur mbështetje nga kryeministri i vendit dhe ministrja e turizmit, si dhe nga familja Dulaku, por mbi të gjitha që në këtë vit te parë të hapjes së hotelit, shifrat e prenotimeve kanë arritur në ato nivele, që prisin në vitin e tretë të funksionimit të tij.

 

Hoteli me pesë yje ka hapur dyert dhe prêt tursitë nga e gjithë bota me një standart të ri shërbimi që deri më tani I ka munguar tregut shqiptar.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy