Konflikt mes adoleshentëve në Kukës, plagoset me thikë i mituri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Konflikt mes adoleshentëve në Kukës, plagoset me thikë i mituri

Një konflikt mes tre adoleshentëve ka përfunduar në përdorimin e thikave në qytetin e Kukësit, ku për pasojë është plagosur rëndë një 15-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në qendër të qytetit. Sipas policisë konflikti ka nisur fillimisht verbalisht për motive të dobëta, por më pas ka agravuar deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Blutë kanë shoqëruar autorin e dyshuar, bashkëmoshatar i të plagosurit, ndërkohë është shoqëruar edhe një 14-vjeçar i cili ishte bashkë me autorin në momentin e plagosjes.

Urgjenca e Kukësit, pasi i ka dhënë ndihmën e parë të miturit e ka nisur drejt spitalit të Prizrenit në Kosovë.

Advertisement

Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes ndërkohë është sekuestruar edhe thika e përdorur në konflikt./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy