VIDEO/ I “tradhtoi” hija e tyre! Arrestohen dy të rinjtë që i vodhën varësen nga qafa gruas në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ I “tradhtoi” hija e tyre! Arrestohen dy të rinjtë që i vodhën varësen nga qafa gruas në Tiranë

I rrëmbyen varësen në mes të rrugës gruas dhe ikën me vran, policia arreston dy të rinjtë në Tiranë

Dy të rinj, të moshave 21 dhe 23 vjeç janë arrestuar nga policia në Tiranë, të cilët në datën 15 gusht i kanë vjedhur një gruaje varësen nga qafa dhe më pas u larguan me vrap.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Rrugës së Elbasanit”, ndërsa blutë bëjnë me dije se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e vjedhur, një aparat celular dhe veshjet që këta shtetas kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se dy persona i kishin vjedhur varësen një shtetaseje, në Rrugën e Elbasanit, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Necklace”, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.   

Advertisement

Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, u identifikuan, kapën dhe ndaluan shtetasit D. M., 23 vjeç, dhe L. M., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 15.08.2024, në Rrugën e Elbasanit, i kanë vjedhur varësen një shtetaseje dhe më pas janë larguar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e vjedhur, një aparat celular dhe veshjet që këta shtetas kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy