
Policia Rrugore e Tiranës ka bërë me dije se gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore.
Në një njoftim bëhet me dije se janë arrestuar dhe proceduar:
- 10 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
- 2 persona për pa leje drejtimi.
- 12 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
- 1 largim nga vendi i aksidentit.
Masat administrative:
- 10.301 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,471 në ditë.
- 62 masa për xhama të zinj.
- 747 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
- 306 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
- 623 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
- 7 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
- 564 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
- 6.324 masa për qëndrim të gabuar.
- 894 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.
Pezullime dhe bllokime:
Advertisement
- 32 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
- 29 raste për tejkalim shpejtësie.
- 14 raste të ndryshme
9 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja. /vizionplus.tv