Rrugorja e Tiranës bën bilancet e një jave, 11 persona të arrestuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrugorja e Tiranës bën bilancet e një jave, 11 persona të arrestuar

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancet e kësaj jave. 11 persona janë arrestuar, teksa janë vendosur 11 039 masa administrative.

Po ashtu janë bllokuar 9 automjete, 3 prej të cilëve me targa të huaja.

Njoftimi:

Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (12.05.2024 – 18.05.2024)

Advertisement

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

11 Arrestime dhe procedime penale:

• 3 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
•  2 persona për pa leje drejtimi.
• 5 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
• 1 persona u proceduan për korupsion aktiv.

Masat administrative:

Advertisement

• 11.039 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,577në ditë.
• 99 masa për xhama të zinj.
• 566 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• 205 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
•  482 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
• 29 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
• 753 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
• 8042 masa për qëndrim të gabuar.

Pezullime dhe bllokime:

• 9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
• 54 raste për tejkalim shpejtësie.
• 24 raste të ndryshme

• 9 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.

Advertisement

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy