Rrugorja e Tiranës bën bilancin: 16 shoferë të arrestuar në një javë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrugorja e Tiranës bën bilancin: 16 shoferë të arrestuar në një javë

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar 16 drejtuese mjetesh gjatë javës së fundit (14 me 20 prill) për vepra penale në qarkullimin rrugor.

16 Arrestime për vepra penale në qarkullimin rrugor:

🍺 6 persona të arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, sipas neni 291 të Kodit Penal.
🚗 2 drejtues mjetesh të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim në gjendje të dehur.
🚫 1 person i arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
📵 1 drejtues mjeti i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
🏍 1 drejtues motorri proceduar për drejtim pa leje.
💶 5 persona proçeduar për korupsion aktiv ndaj zyrtarëve publikë.
🚗 1 drejtues mjeti i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtim në gjendje të dehur, largim nga vendi i ngjarjes, dhe pengim i zbulimit të së vërtetës.

Masa administrative:

Advertisement

🔹 Janë vendosur 12,315 masa administrative gjatë javës, me theks të veçantë në:
🚗💨 774 masa për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.
📱 279 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit.
🔒 470 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.
🏍 234 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
🚶‍♀️ 403 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve.
🚗🅿 8732 masa për qëndrim të gabuar.

Automjete të bllokuara:

• Janë bllokuar 12 automjete për arsye të ndryshme, duke përfshirë mungesë dokumentacioni dhe detyrime të palikuiduara./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy