Siguria rruogre/ Rrugorja e Tiranës bën bilancin javor: 23 të arrestuar, 7 automjete të bllokuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Siguria rruogre/ Rrugorja e Tiranës bën bilancin javor: 23 të arrestuar, 7 automjete të bllokuara

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin javor për punën në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore.

 

Rëndësi e veçantë i është kushtuar evidentimit dhe ndëshkimit të atyre drejtuesve të mjeteve që përdorin korsitë e dedikuara për mjetet e transportit publik, të ambulancave, zjarrfikëseve apo taksive, të atyre që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit apo nuk vendosin rripin e sigurimit.

 

Advertisement

Kontrolle të shtuara edhe për ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi apo drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe ndaj atyre që kryejnë gara shpejtësie.

 

•Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 5 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer.

 

Advertisement

•23 persona janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, për mitëdhënie dhe për shkelje të tjera.

 

•46 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

 

Advertisement

•Janë bllokuar 7 automjete, për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

 

Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy