Stuhi dhe reshje të dendura shiu, Policia apel qytetarëve: Kujdes me shpejtësinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Stuhi dhe reshje të dendura shiu, Policia apel qytetarëve: Kujdes me shpejtësinë

Reshje të dendura shiu, stuhi dhe breshër kanë “pushtuar” vendin tonë mbremjen e kësaj të hëne.

Në disa qytete janë rrëzuar pemë si dhe janë bërë dëme materiale. “Rrugorja” ka dalë me një apel për qytetarët.

Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se të gjithë duhet të tregojnë kujdes në raport me shpejtësinë, sistemet e shikueshmërisë përpara, për shkak të erës së fortë.

Advertisement

Njoftimi i Policisë:

Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut  dhe era e fortë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rrugë.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit, APELON ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës, të tregojnë kujdes të shtuar, në raport me shpejtësinë, sistemet e shikueshmërisë përpara, veçanërisht mjetet me ngarkesa dhe lartësi të konsiderueshme që janë më të rrezikuara për shkak të erës së fortë. Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren, për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore.

Telefononi  112 për çdo shkelje apo në rast nevoje në rrugë. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy