Reshje të dendura shiu/ ARRSH apel shoferëve: Kujdes, këto janë akset problematike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reshje të dendura shiu/ ARRSH apel shoferëve: Kujdes, këto janë akset problematike

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë infomacon mbi situatën e akseve rrugore që kanë pësuar dëme nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin përgjatë orëve të fundit.

 

ARRSH njofton se në akset e rrethit Tropojë si dhe segmenti Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd ka pasur rënie gurësh dhe inertesh.
Ajo u bën apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit duke zbatuar sinjalistikën dhe reduktuar shpejtësinë.

 

Advertisement

“Vazhdojnë reshjet e shiut në vend duke sjellë edhe rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në akset e rrethit Tropojë, në segmentin Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd. Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë dhe janë në terren, gati për çdo situatë Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”, thuhet në postim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy