Reshje të dendura dëbore në Korçë, këto janë akset më problematike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reshje të dendura dëbore në Korçë, këto janë akset më problematike

Rëndohet situata në të gjitha akset nacionale të qarkut të Korçës. E gjithë kjo situatë është krijuar për shkak të reshjeve të dendura të dëbores.

Në aksin rrugor nga Qafë-Thana në Kapshticë këshillohet të lëvizet vetëm me zinxhirë ose me goma dimërore. Situata më e rënduar për shkak të reshjeve është në zonat malore të juglindjes, ku qarkullimi është pothuajse i pamundur, për shkak te trashësisë të dëborës.

“Aksi rrugor Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Bilisht dhe Korçë-Maliq-Lozhan, është i kalueshëm pa zinxhirë.

Akset rrugore Boboshticë-Dardhë, Voskop-Voskopojë, Zvezdë-Pustec, Korçë-Vithkuq dhe Qafë Qarr-Ersekë-Leskovik, janë të qarkullueshme me zinxhirë. Ndërsa rruga që lidh fshatrat Vithkuq-Shtyllë-Panarit, aktualisht është e pakalueshme.”

Advertisement

Po ashtu, në disa zona ka dhe probleme me energjinë elektrike.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy