minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Aksident në mes tre automjeteve në Tetovë, lëndohet një person - Struga.info


Aksident në mes tre automjeteve në Tetovë, lëndohet një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPB Tetovë njofton se dje (29.01.2025) në ora 19:15 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – fshati Jazhincë, në hyrje të fshatit Gllogj, ka ndodhur një aksident trafiku.

Në aksident janë përfshirë një veture e pasagjerëve “BMW” me targa regjistrimi të Tetovës, e drejtuar nga nga D.Sh. (24) nga fshati Gërgurnicë, automjetit të pasagjerëve “BMW” me shenja regjistrimi të Tetovës të drejtuar nga A.A.(20) nga fshati Dobrosht dhe automjeti i pasagjerëve “Toyota Yaris” me shenja regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga S.I.(54) nga fshati Dobrosht.

“Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi D.Sh, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. Në vendngjarje inspektimin e ka kryer ekipi i SPB Tetovë”, thonë nga SPB Tetovë.

The post Aksident në mes tre automjeteve në Tetovë, lëndohet një person appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy