MPB Maqedoni propozon gjoba për këmbësorët që përdorin kufje, telefona ose orë inteligjente

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në horizont janë disa rregulla, detyrime dhe gjoba të reja për pjesëmarrësit në komunikacion. Të gjitha këto janë pjesë e projekt-ndryshimeve në Ligjin për sigurinë në rrafikun rrugor.

Një nga risitë më të reja, sipas projekt-ndryshimeve të publikuara publikisht, është vendosja e gjobave për përdorim të pajisjeve elektronike për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, e jo si deri tani – vetëm për shoferët e automobilave, kamionëve dhe autobusëve.

Me ndryshimet, në qoftë se vozisni biçikletë, moped, trotinet elektronik dhe traktor, ndërsa përdorni telefon celular, kufje në të dy veshët, tablet ose orë inteligjente do të paguani gjobë prej 50 euro. Por, përgjegjësia nuk mbetet vetëm e shoferëve. Për herë të parë vendoset kundërvajtje edhe për këmbësorët të cilët në qoftë se përdorin pajisje elektronike derisa kalojnë rrugë ose shteg çiklist do të marrin gjobë prej 40 euro, për shkak se Ligji do t’i llogarisë si rrezik potencial për shkak të kujdesit të zvogëluar.

Krahas vendosjes së kundërvajtjeve të reja, ndryshim i madh po bëhet edhe në pjesën e kundërvajtjeve të rënda në komunikacion.

Advertisement

Ndryshimet e reja të Ligjit parashikojnë ashpërsim të gjobave për kalim në semafor të kuq ose të verdhë. Deri tani për kundërvajtje të tillë pasonte gjobë prej 250 euro, ndërsa tani kësaj gjobe i shtohet edhe marrje e patent shoferit prej tre deri në 12 muaj.

Asjhpërsim ka edhe për personat të cilëve u është shqiptuar sanksion – ndërprerje e vlefshmërisë së patent shoferit. Deri tani ata persona duhej të prisnin më së paku gjashtë muaj para se të munden që sërish të drejtojnë automjetin e tyre nga kategoria e njëjtë. Me ndryshimet, ky afat rritet: “Kryerësi, të cilit i është shqiptuar sanksion kundërvajtës ndërprerje e vlefshmërisë së patent shoferit nuk mund të fillojë procedurë për dhënie të provimit për shofer për kategorinë e njëjtë para skadimit të 12 muajve nga dita e ndërprerjes së vlefshmërisë së patent shoferit”, thuhet në projekt-ndryshimet.

Risi në ndryshimet janë edhe shtrenjtimet minimale të disa gjobave.

Nga të tanishmet 45 në 50 euro shtrenjtohet kundërvajtja – drejtim i automobilit me shpejtësi prej 10 deri në 30 km/h më e lartë nga të caktuarat e deritanishme 50 kilometra në orë. Nga 10 në 15, madje, për vozitje deri në 10 km/h më shpejtë nga e lejuara. Nga 45 në 50 euro shtrenjtohet edhe drejtimi i automobilit me shpejtësi prej 10 deri 30 km/h më lartë nga e përcaktuara në rrugë publike jashtë vendbanimit.

Advertisement

Me ndryshimet rregullohet edhe pranimi i fajit në vend të dikujt tjetër. Gjoba për pranim kundërligjor të fajit do të jetë 500 euro.

Planifikohet që ndryshimet ligjore të hyjnë në fuqi gradualisht – një pjesë nga tetori i këtij viti, ndërsa të tjerat nga janari i vitit 2026.

The post MPB Maqedoni propozon gjoba për këmbësorët që përdorin kufje, telefona ose orë inteligjente appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy