Tetovë dhe Gostivar, policia gjoba për këmbësorët që nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë sot (2 shkurt) prej ora 08.00 deri në 12.00 është kryer aksion kontrolli lidhur me sjelljen e këmbësorëve si pjesëmarrës në trafik, gjegjësisht nëse dhe në çfarë mase ata respektojnë shenjat, rregullat dhe dispozitat ligjore.

Në Tetovë janë konstatuar gjithsej 42 shkelje, 30 prej të cilave kishin të bënin me kalimin e rrugëve jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresa adekuate, ndërsa 2 prej tyre janë paralajmëruan me shkrim dhe 11 shkelës tjerë janë sanksionuar lloje të ndryshme të shkeljeve.

“Gjatë kontrollit të realizuar sot në Gostivar, janë sanksionuar 11 këmbësorë, 6 prej të cilëve nuk kanë përdorë trotuaret dhe kanë lëvizur në rrugë dhe 5 këmbësorë kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimeve për këmbësorë. Gjithashtu janë sanksionuar 6 lloje të tjera të shkeljeve”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Tetovë dhe Gostivar, policia gjoba për këmbësorët që nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy