Hajredini: Do të ishte një gabim i madh nëse Stavreski do të zëvendësonte guvernatoren e Bankës Popullore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Hristijan Mickoski do të bënte një gabim të madh nëse do ta zëvendësonte guvernatoren aktuale të Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, me ish-ministrin Zoran Stavreski, thotë analisti dhe ish-ministri Xhevdet Hajredini.

Hajredini thekson në një postim në Facebook se Stavreski njihet si krahu i djathtë i ish-kryeministrit Nikola Gruevski dhe kumbari i tij, fillimisht në rolin e ministrit të Financave, e më pas të zëvendësit të tij.

“Ai do të mbahet mend edhe për mënyrën se si, gjatë gjithë asaj kohe, u shpenzuan një miliard euro për projektin “Shkupi 2014” paratë e popullit, dhe “kur nuk kishim bukë, por blinim çokollata”.

Stavreski solli biznesmenin famëkeq dhe kontrovers, Subrata Roy, nga India në Maqedoni. Gjatë kohës së tij, u arrit marrëveshja korruptive me kompaninë kineze “SINOHYDRO”, nga e cila morën gati 30 milionë euro ryshfete”, thotë ai./Telegrafi/

Advertisement

The post Hajredini: Do të ishte një gabim i madh nëse Stavreski do të zëvendësonte guvernatoren e Bankës Popullore appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy