Banka Popullore: Përkohësisht u vështirësua qasje në ueb faqet e Bankës Popullore dhe bankave vendore: Të dhënat janë të sigurta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Banka Popullore: Përkohësisht u vështirësua qasje në ueb faqet e Bankës Popullore dhe bankave vendore: Të dhënat janë të sigurta

Banka Popullore njofton se gjatë ditës së djeshme, për një kohë të shkurtër u vështirësua ose bllokua qasje deri te ueb-faqja e Bankës Popullore dhe bankave vendore si rezultat i sulmeve.

Kjo, sipas Bankës Popullore, u tejkaluan përmes masave që u ndërmorën nga Banka Popullore, bankat dhe ueb-provajderët.

“Siguria, përkatësisht privatësia dhe integriteti i të dhënave në asnjë moment nuk u rrezikua”, thonë nga Banka Popullore.

Ata sqarojnë se sulmi ka të bëjë me një numër të madh të klientëve fiktiv nga lokacione të ndryshime të cilët kërkojnë kinse informacione nga ueb–faqja, dhe për shkak se serveri ngarkohet i dihet kohë të përgjigjet ndaj kërkesave dhe se në asnjë rast nuk ndryshon përmbajtja e ueb-faqes.

Advertisement

Hakerët grek sërish sulmojnë, tani godasin bankat e Maqedonisë

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, hakerët grekë bënë të ditur se janë sulmuar disa banka në Maqedoni./Telegrafi/

Advertisement

Banka Popullore: Përkohësisht u vështirësua qasje në ueb faqet e Bankës Popullore dhe bankave vendore: Të dhënat janë të sigurta shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy