
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Ura në lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, afër Bashino sello është e mbyllur për çfarëdo lloj komunikacioni.
Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga data 17.04.2024 është lëshuar për qarkullim për automjetet deri 3.5 ton, njoftojnë nga LAMM./Telegrafi/
The post Komunikacioni në Maqedoni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare appeared first on Telegrafi.