minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare - Struga.info


Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komunikacioni në rrugët shtetërore në Maqedoninë e Veriut zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata. Komunikacioni në autostrada do të zhvillohet sipas regjimit të miratuar kohor të komunikacionit.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

LAMM njofton se prej datës 23.10.2023 do të fillojë rikonstruimi i pikëpagesës në Zhelinë, në rrugën shtetërore A – seksioni Shkup – Tetovë./Telegrafi/

Advertisement

The post Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy