minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Klinika Zhan Mitrev ju tregon për ergospirometrinë dhe si të përmirësoni vlerat e saj - Struga.info


Klinika Zhan Mitrev ju tregon për ergospirometrinë dhe si të përmirësoni vlerat e saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çfarë është ergospirometria?

Ergospirometria ose testi i stresit kardiopulmonar (CRET) është një metodë diagnostikuese që vlerëson funksionin e zemrës dhe mushkërive gjatë sforcimit fizik. Ndryshe nga testi i stresit standard, përveç elektrokardiografisë (EKG) dhe matjes së presionit të gjakut, ky test lejon matjen e konsumit të oksigjenit, frekuencës dhe kapacitetit (forcës) së frymëmarrjes. Pacienti ecën në një korsi vrapimi ose nget biçikletë statike me vendosjen e një maske për të analizuar parametrat e frymëmarrjes.

Shërben për:

  • Zbulimin e shkaqeve të gulçimit dhe lodhjes
  • Vlerësimin e gjendjes fizike dhe tolerancës ndaj ushtrimeve
  • Vlerësimin e rrezikut para procedurave kirurgjikale
  • Vlerësimin e shkallës së sëmundjeve të zemrës dhe mushkërive
  • Monitorimin e efektivitetit të terapisë dhe rehabilitimit

Kush duhet të kryej testin ergospirometrik?

  • Pacientët me sëmundje kronike të zemrës ose të mushkërive (dështim i zemrës, sëmundje kronike obstruktive pulmonare – COPD)
  • Pacientët me gulçim gjatë sforcimit fizik
  • Pacientët të cilët duhet t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale
  • Sportistët për vlerësimin e aftësisë fizike dhe planifikimin e trajnimit
  • Pacientët që i nënshtrohen rehabilitimit pas sëmundjeve të zemrës

Si kryhet testi?

  • Testi kryhet në një dhomë të specializuar me praninë e personelit mjekësor.
  • Pacienti ecën në një pistë vrapimi ose nget biçikletë statike me intensitet që rritet gradualisht.
  • Elektrodat vendosen për të monitoruar aktivitetin kardiak, një manshetë për të matur presionin e gjakut dhe një maskë për të analizuar parametrat e frymëmarrjes.
  • Gjatë sforcimit fizik analizohen parametrat kardiopulmonarë.
  • Pas përfundimit, vijon një fazë pushimi dhe vlerësimi të rezultateve.

Përgatitja para kryerjes së testit

  • Marrja e terapisë së rregullt sipas rekomandimeve të mëparshme mjekësore.
  • Marrje e një vakti të lehtë jo më vonë se 4 orë para testit.
  • Shmangia e pijeve me kafeinë, alkoolit dhe nikotinës.
  • Shmangia e aktivitetit fizik një ditë para testit.

Kundërindikimet

Testi nuk rekomandohet në rast të:

  • Pranisë së infeksionit respirator, grip, COVID
  • Astmës së pakontrolluar ose stenozës së rëndë të aortës
  • Nëse para pak kohe keni patur infarkt miokardit (më pak se 30 ditë)
  • Implantimit ICD/CRT për më pak se 4 javë
  • Vlera të ulëta të saturimit fillestar të oksigjenit
  • Aritmi të rënda kardiake ose hipertension të pakontrolluar

Përfitimet për sportistët dhe individët fizikisht aktivë

Ergospirometria është një mjet i shkëlqyer për sportisët sepse lejon vlerësimin e pikës së hyrjes në metabolizmin anaerob, gjë që ndihmon në optimizimin e programeve të stërvitjes. Ky test mund të parandalojë ngarkesën e tepërt në zemër dhe të zvogëlojë rrezikun e vdekjes së papritur kardiake. Përveç sportistëve profesionistë, testi është i dobishëm edhe për individët rekreativë, gratë shtatzëna dhe personat që duan të përmirësojnë gjendjen e tyre fizike me programe ushtrimesh të personalizuara.

Advertisement

The post Klinika Zhan Mitrev ju tregon për ergospirometrinë dhe si të përmirësoni vlerat e saj appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy