Klinika Zhan Mitrev: Nga pesë anëtarë të familjes Brezev të trajtuar në Klinikën Zhan Mitrev, vetëm një ka bërë hemofiltrim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Klinika Zhan Mitrev edhe një herë ka reaguar në lidhje me procesin gjyqësor për këtë subjekt duke prezantuar faktet e tyre para trupit gjykues. Më poshtë është qëndrimi i prezantuar nga ta, që kanë vendosur ta ndajnë me mediat.

“Në seancën e sotme dëshmia e Melita Brezevës diskreditoi të gjithë akuzën. Melita Brezev dëshmoi se pesë anëtarë të familjes Brezev janë trajtuar në Klinikën Zhan Mitrev dhe të gjithëve i’u janë kthyer paratë e dapozituara për hemofiltrimet të cilat nuk janë përdorur. Atyre i’u janë kthyer rreth 26 mijë euro. Melita Brezev po ashtu konfirmoi se ajo vetë ka qenë pozitive nga Covid-19, por për shkak se nuk ka pasur indikacione të nevojshme për hospitalizim, vetëm bashkëshorti i saj është shtruar.

Në deklaratën e saj para Gjykatës, ajo shtoi se edhe pse bashkëshorti ka kërkuar hemofiltrim, në fillim nuk i është bërë, pasi nuk ka pasur nevojë. Në momentin e parë kur ka pasur indikacion për aplikimin e hemofiltrimit tek bashkëshorti i saj është aplikuar, pas së cilës gjendja e tij është përmirësuar dhe ka marrë një test negativ ndaj Covid-19 menjëherë pas hemofiltrimit të parë.

Sipas dëshmisë së Melita Brezevës, vetë bashkëshorti i saj besonte se hemofiltrimi ishte i dobishëm dhe në mesazhet që i drejtoheshin asaj shkruhej se dëshironte të trajtohej me këtë metodë:

Advertisement

“Edhe pse vetë Nikolla besonte se hemofiltrimi është shumë i mirë, edhe në mesazhet që më ka dërguar do të vëreni se dëshiron ti bëhet hemofiltrimi dhe thotë që ata që bëjnë hemofiltrim përmirësohen më shpejt, kështu mendote ai”, dëshmoi Brezeva.

Brezeva ishte një nga personazhet kryesore të rrëfimit të IRL-së, nga ku u ngrit e gjithë çështja për Klinikën Zhan Mitrev. Sot dëshmoi edhe Aleksandra Dimovska, e cila po ashtu konfirmoi se i janë kthyer të ardhurat nga depozita fillestare në një shumë prej 3600 euro të cilat nuk janë përdorur për hemofiltrim.

Në seancën e sotme nisi marrja në pyetje e dëshmitarëve kryesorë të prokurorisë, të cilët me deklaratat e tyre diskredituan akuzën dhe rezultuan edhe një herë të pabazuara.” thonë nga Klinika Zhan Mitrev. /Telegrafi/

Klinika Zhan Mitrev: Nga pesë anëtarë të familjes Brezev të trajtuar në Klinikën Zhan Mitrev, vetëm një ka bërë hemofiltrim shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy