Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka siguruar 560 dosje të pacientëve nga spitali “Zhan Mitrev”, që janë trajtuar për hemofiltrim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Bekim Sali ka thënë sot para gazetarëve se janë siguruar dosjet e të gjithë pacientëve të cilët janë trajtuar për hemofiltrim në klinikën “Zhan Mitrev”.

Ai tha se nga spitali janë treguar bashkëpunues në rast dhe i njejti do të merr kohë deri në nje analizim të detajuar.

“Ne kemi marrë materiale nga “Zhan Mitrev”, ata kanë qenë bashkëpunues dhe na kanë ofruar të gjitha materialet e kërkuara. Bëhet fjalë për 560 pacientë me Covid-19 të cilët janë trajtuar me hemofiltrim. Do të na duhet kohë për të analizuar ato 560 dosje, të cilat janë të gjera. Të jemi realistë, 560 raste do të na duhet kohë që më në fund t’i japim publikut një raport përfundimtar dhe të saktë për atë që ndodhi në Zhan Mitrev”, tha ministri Sali.

“Kemi kërkuar bashkëpunimin e pesë institucioneve që kanë lidhje me Ministrinë e Shëndetësisë që do të punojë në analizën e çdo rasti individual për indikacionet për aplikimin e hemofiltrimit në trajtimin e pacientëve me Covid. Presioni është i madh nga opinioni për një zgjidhje të shpejtë dhe përfundime të shpejta të komisionit për këtë rast, por besoj se do të na duhet kohë për një konkluzë”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Advertisement

Sali sqaroi se mjekët ekspert që do të merren me analizimin e rasteve janë mjek të zgjedhur dhe me përvojë shumëvjeçare, të cilët vijnë nga reparte të ndryshme spitalore.

“I gjithë ai trajtim duhet analizuar nga ekspertë, mjekë që e kanë bërë gjithë jetën këtë punë. Bëhet fjalë për grupe të formuara nga katër klinika: Kardiokirurgji, Klinika Intensive, Infektive dhe Nefrologji. Ata do të analizojnë çdo rast individual dhe duhet të shkruajnë një raport për secilin rast individual”, potencoi Sali.

Ministri Sali kërkoi që t’u jepet hapësirë ​​punonjësve shëndetësorë dhe institucioneve që të bëjnë punën e tyre, sepse, siç tha ai, edhe ata janë pjesë e shoqërisë dhe se nuk do të donte që askush ta shikonte rastin në mënyrë të njëanshme, por sipas ministrit , duhet parë nga të gjitha anët për të nxjerrë një përfundim të saktë lidhur me këtë rast.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka siguruar 560 dosje të pacientëve nga spitali “Zhan Mitrev”, që janë trajtuar për hemofiltrim shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy