Sali-Shabani: Rasti “Zhan Mitrev” kërkon kohë për hulumtim të detajuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sali-Shabani: Rasti “Zhan Mitrev” kërkon kohë për hulumtim të detajuar

Në pres konferencën për media, Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali ka deklaruar se rasti “Zhan Mitrev” kërkon një hulumtim të detajuar, dhe më pas për fajtorin do të ketë edhe përgjegjësi.

Ministri Sali tha se aktualisht nuk mund të fajësohet askush për përgjegjësi për atë se çfarë ka ndodhur në klinikën Zhan Mitrev.

Sali theksoi se do të duhet të presim deri në fund të bëhen hulumtimet për të parë saktë se kush ka qenë fajtor.

Në pres konferencë foli edhe drejtori i agjensisë së ilaçeve në RMV, Lirim Shabani.

Advertisement

Ai tha se duhet kohë, që rasti “Zhan Mitrev” të hulumtohet mirë.

‘‘Nuk ka asnjë mbi ligjin, të gjithë ato që kanë gabuar do të përgjigjen” thotë Shabani drejtor i Malmed.

“Duhet të na jepni kohë për ta hulumtuar mirë, ende nuk kemi përfunduar me hulumtimin për ta parë saktë se çfarë është shkelur”, deklaroi Lirim Shabani, drejtor i agjensisë së ilaçeve.

Kujtojmë se rasti i spitalit klinik “Zhan Mitrev”, u bë mediatik pas storjes së redaksisë hulumtuese IRL.

Advertisement

Ministri Bekim Sali për rastin “Zhan Mitrev”: Askush nuk është mbi ligjin, do të ketë përgjegjësi

Sali-Shabani: Rasti “Zhan Mitrev” kërkon kohë për hulumtim të detajuar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy