Klinika “Zhan Mitrev”: Përqindja e pacientëve të mbijetuar me Covid-19 në klinikën tonë është më e lartë se mesatarja kombëtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Klinika “Zhan Mitrev” nëpërmjet një njoftimi thotë se shkalla e suksesit në trajtimin e pacientëve me Covid-19 tek ata është 74.6%. Ata thonë se, sipas raporteve të detajuara spitalore, në Klinikën “Zhan Mitrev” janë shtruar gjithsej 1738 pacientë të trajtuar, prej të cilëve 1296 kanë shpëtuar.

“Në totalin e pacientëve të shtruar në klinikë përfshihen edhe pacientë nga institucionet tjera shëndetësore. Kjo shkallë e suksesit në mjekim është më e lartë se mesatarja në nivel shtetëror në Maqedoni, sipas të dhënave të fundit të Institutit për Shëndet Publik. Sipas këtyre raporteve, “shkalla e suksesit” për pacientët e hospitalizuar, të trajtuar dhe mjekuar ekskluzivisht në klinikën “Zhan Mitrev”, është e ngjashme me mesataren e bërë në 200 spitale gjermane, ku mbijetesa mesatare është 78%. Shkalla e mbijetesës sipas të njëjtave studime të bëra në disa vende varion nga 30 deri në 80 për qind, pra në Britaninë e Madhe është midis 50-89% në varësi të valës, në Spanjë është 64.4%, në Amerikë është 80.3% dhe në Brazil varion ndërmjet 61.6-75.4%”.

“Hemofiltrimi paraqet vetëm një pjesë të spektrit të metodave dhe qasjeve që përdoren për trajtimin e pacientëve. Trajtimi i pacientëve në Klinikën “Zhan Mitrev” përcaktohet sipas ashpërsisë së sëmundjes pas pranimit, pasqyrës klinike dhe gjendjes së përgjithshme të pacientit, nëse janë të pranishme sëmundjet shoqëruese, sa kritike është gjendja dhe variabla të tjera klinike”.

“Hemofiltrimi si metodë në trajtimin e Covid-19 ka miratim urgjent nga Agjencia Amerikane e Barnave (FDA) me diapazon indikacioni të përcaktuar qartë. Kjo e bën të ligjshëm aplikimin e hemofiltrimit në këtë rast. Ky miratim është i barabartë me atë për vaksinat. Me miratim urgjent nga ky organ rregullator i autoritetit më të lartë, trajtimi nuk mund të konsiderohet i pasigurt, i patestuar dhe i papvorvuar. Prandaj, aplikimi i hemofiltrimit në pandemi sipas udhëzimeve të punës brenda zonës indikative të miratuar, në doza dhe në mënyrën e përcaktuar për përdorimin e tij, nuk ka statusin e një prove klinike dhe nuk i nënshtrohet rregullores për marrjen e miratimit për provë klinike, dhe me këtë është nënshkruar pëlqimi nga pacienti”, thonë nga Zhan Mitrev.

Advertisement

Klinika “Zhan Mitrev”: Përqindja e pacientëve të mbijetuar me Covid-19 në klinikën tonë është më e lartë se mesatarja kombëtare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy