
“Derisa Zaev fitonte miliona, Filipçe personalisht përfitoi nga rishitja 3 herë më e shtrenjtë e qymyrit nga Greqia te ESM nga viti 2022 deri në vitin 2024. Audi Q8 i Filipçe-s, të cilin ai e drejtoi edhe gjatë fushatës zgjedhore, u ble nga kompania që i shiti qymyr ESM-së me çmim 3 herë më të lartë”, thonë nga partia në pushtet OBRM-PDUKM.
Nga OBRM-PDUKM thonë se gjatë krizës energjetike, klani Zaev dhe Filipçe, përmes një skeme kompanish, ia shitën qymyrin ESM-së me çmim tre herë më të lartë dhe fituan, ndërsa qytetarët paguanin fatura më të larta të energjisë elektrike.
“Kontrata më e shtrenjtë e qymyrit e lidhur nga ESM, me një çmim prej 82.5 euro për ton me TVSH të përfshirë, është me kompaninë “Zobek Mining Group”.
Zobek Mining Group është një kompani që të çon direkt te Venko Filipçe. .
Pronari i Zobek Mining Group konfirmoi për gazetarët se e bleu Audi-n e Venko Filipçe-s përmes kompanisë që ia shiti qymyrin ESM-së tre herë më shtrenjtë, dhe se automjeti tani i përket Filipçes.
Kontrata me Zobek Mining u lidh në shtator 2023, fillimisht për dërgimin e 200 mijë ton qymyr në REK Manastir brenda një viti. Me dy anekse, sasia e dërgimit u rrit, së pari me 40 mijë ton, pastaj me 48 mijë ton të tjerë, në një total prej 288 mijë ton.
Sipas një deklarate zyrtare nga Lignitorihia Ahladas, miniera në Greqi ku nxirrej qymyri, e dërguar në Ministrinë Greke të Energjisë dhe e marrë nga gazetarë investigativë nga Maqedonia, 768,827 ton linjit u shitën në Maqedoni nga kjo minierë në vitin 2023, me një çmim midis 28-30 euro për ton.
Kjo është tre herë më pak se ajo që shet Zobek Mining Group.
Zaev dhe Filipçe u pasuruan dhe jetuan në luks në kurriz të njerëzve që paguanin fatura më të larta të energjisë elektrike në mënyrë që Filipçe të mund të ngiste një Audi Q8″, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.
The post OBRM-PDUKM: Klani Zaev dhe Filipçe u pasuruan gjatë krizës energjetike, populli paguante faturat e larta teksa ata jetonin në luks appeared first on Telegrafi.