Policë të rremë rrahën një 26-vjeçar në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se disa persona të cilët janë paraqitur rrejshëm si policë kanë sulmuar fizikisht një 26-vjeçar nga Kriva Pallanka.

“Më 21 qershor 2025, në orën 16:30, në SPB Shkup në zonën e Qendrës u raportua një incident i rëndë. K.M. (26) nga Kriva Pallanka raportoi se rreth orës 15:30, ndërsa drejtonte një automjet pasagjerësh, është ndaluar nga tre persona të cilët janë prezantuar si policë.

Sipas raportimit të tij, njëri nga personat e ka sulmuar fizikisht dhe i ka bërë kërcënime serioze”, njoftojnë nga MPB.

Rasti është raportuar në polici, ndërsa autoritetet kompetente po marrin masa për identifikimin dhe sqarimin e rastit./Telegrafi/

Advertisement

The post Policë të rremë rrahën një 26-vjeçar në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy