Ndalohet një 27-vjeçar nga Kriva Pallanka, dyshohet për vrasje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pjesëtarët e Departamentit të Policisë Kriminale – Sektori për Krime të Përgjithshme dhe të Dhunshëm, në bashkëpunim me SPB Kumanovë – SPB Kriva Pallankë, dje kanë ndaluar S.D. (27) nga Kriva Pallanka. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje” ndaj M.D., 76 vjeç, nga Kriva Pallanka, njoftojnë nga MPB.

“Më 21 nëntor, pas autopsisë së trupit të M.D., i cili më 20 nëntor u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, Instituti për Mjekësi Ligjore dhe Kriminologji në Shkup konstatoi se bëhet fjalë për vdekje të dhunshme. Menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete operativo-taktike për zbardhjen e rastit.

Njëkohësisht janë kryer kontrolle në banesë dhe në lokale të tjera, janë zhvilluar biseda me disa persona, janë siguruar provat materiale, si dhe i dyshuari është gjetur dhe ndaluar në stacionin policor, ku në një bisedë zyrtare ka sqaruar plotësisht veprën e rëndë të kryer”, thuhet në deklaratë.

Për rastin pas procedurës së shpejtë është parashtruar kallëzim penal, i cili i është dorëzuar Prokurorisë Publike Kumanovë, ndërsa S.D. është sjellë në Gjykatën Themelore të Kumanovës./Telegrafi/

Advertisement

Ndalohet një 27-vjeçar nga Kriva Pallanka, dyshohet për vrasje shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy