Gjuajtje me armë në Batincë të Shkupit, plagoset një person – i dyshuari në arrati

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në hyrje të fshatit Batincë të Shkupit, rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm, ka pasur të shtëna me armë zjarri, në të cilat një person është plagosur, njoftoi Ministria e Brendshme.

“SPB Shkup mori njoftim se një person kishte përdorur armë zjarri dhe kishte qëlluar në një person tjetër. Personi i plagosur është transferuar në një institucion shëndetësor ku i është ofruar ndihmë mjekësore”, njoftoi Ministria e Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zyrtarët e policisë kanë inspektuar vendin e ngjarjes, ndërsa hetimi për të përcaktuar motivet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur të shtënat është duke vazhduar.

Aktualisht nuk ka informacione për identitetin e sulmuesit, i cili është në arrati.

Advertisement

The post Gjuajtje me armë në Batincë të Shkupit, plagoset një person – i dyshuari në arrati appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy