Blendi Hodai: Masa 250 euro për pajisje kompjuterike është shpërdorim i parave publike, këto mjete duhet të investohen në diçka thelbësore dhe të dobishme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi masën për ndihmë të studentëve, me çka do t’u jep kuponë prej 250 euro secilit student për blerjen e pajisjeve elektronike. Bleni Hodai nga Forumi për Ndryshime në Arsim thotë se këto kuponë janë shpërdorim klasik dhe joefikas i parave publike.

Në vend të këtyre kuponëve, Hodai thotë se do të ishte më mirë të investohen në diçka thelbësore dhe të dobishme afatgjatë.

“Në disa takime me ministren Janevska, ne si Forum për Ndryshime në Arsim i theksuam asaj se kuponët për pajisjet elektronike janë shpërdorim klasik dhe joefikas i parave të taksapaguesve. Dhe meqenëse kjo masë nuk është nën juridiksionin e Ministrisë së Arsimit, po flasim për një total prej 13.7 milionë eurosh që do t’u shpërndahen 55,000 studentëve – 250 euro secili. Për 250 euro merrni një pajisje me performancë jashtëzakonisht të kufizuar – të mjaftueshme për të hapur një dokument Word, por krejtësisht të pamjaftueshme për çdo punë serioze akademike ose teknike, veçanërisht për studentët e fakulteteve të teknologjisë elektrike dhe arkitekturës dhe inxhinierisë civile”.

“Këto fonde mund të ishin investuar në diçka që është vërtet thelbësore dhe e dobishme afatgjatë. Universitetet tona janë në fund të renditjes akademike ndërkombëtare, kryesisht për shkak të mungesës së kërkimit serioz shkencor dhe infrastrukturës katastrofike. Investimi në kapacitete kërkimore, laboratorë, përmirësimi i konvikteve studentore ose krijimi i kushteve moderne të studimit jo vetëm që do të kishte një efekt të vërtetë, por do të rriste edhe konkurrueshmërinë e arsimit tonë të lartë”.

Advertisement

“Për më tepër, një pjesë e këtyre fondeve mund të përdoret për të subvencionuar kostot e udhëtimit të studentëve që studiojnë në një qytet tjetër – masë që do të ndihmonte drejtpërdrejt në qasjen e barabartë në arsim. Këto janë politika të vërteta publike, të bazuara në nevojë dhe efekt afatgjatë. Harrova që po na afrohen zgjedhjet”, ka shkruar Hodai në Facebook./Telegrafi/

The post Blendi Hodai: Masa 250 euro për pajisje kompjuterike është shpërdorim i parave publike, këto mjete duhet të investohen në diçka thelbësore dhe të dobishme appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy