OBRM-PDUKM: Manifesti nuk është dorëzuar tek ne, do ta shqyrtojmë nëse ka diçka thelbësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

BDI dhe LSDM përmes të ashtuquajturit manifestim edhe një herë pranuan se në muajt e kaluar nuk kanë bërë asgjë për të ruajtur dhe realizuar interesat strategjike të Maqedonisë, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga OBRM-PDUKM thonë se koalicioni qeverisës “u ul dhe shkroi dy faqe, doli me një emër, e quajti Manifest dhe e dërgoi në media pa asnjë konsultim përmes një komunikate për shtyp, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të interesit ta pranojnë atë”.

Nga atje theksojnë se nuk e kanë pranuar manifestin dhe pas marrjes së tij, nëse ka diçka thelbësore për t’u shqyrtuar, organet e partisë do ta shqyrtojnë dhe do të deklarohen.

Partitë politike në koalicionin qeveritar të udhëhequr nga LSDM-ja dhe BDI-ja propozuan nënshkrimin e një manifesti të përbashkët përmes të cilit do të jepet mbështetje për zhvillimin e negociatave për anëtarësim të plotë në BE dhe përmes të cilit bëhet thirrje për bashkim të të gjitha partive politike, duke iu referuar mbështetjes për ndryshimet kushtetuese nga OBRM-PDUKM, e cila ende këmbëngul se nuk do t’i votojë./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM: Manifesti nuk është dorëzuar tek ne, do ta shqyrtojmë nëse ka diçka thelbësore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy