minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Donacion nga Japonia, aparat i ri digjital për rreze X në Klinikën e Fëmijëve në Shkup - Struga.info


Donacion nga Japonia, aparat i ri digjital për rreze X në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve është promovuar sot një aparat digjital mobil për rreze X, i siguruar me mbështetjen e Ambasadës së Japonisë. Në këtë ngjarje mori pjesë sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Dr. Besim Memedi, i cili theksoi se aparati, me vlerë mbi 60 mijë euro, përfaqëson një hap të rëndësishëm për përmirësimin e kujdesit shëndetësor ndaj fëmijëve.

Ai falënderoi ambasadoren japoneze Sesuko Kawahara për bashkëpunimin e gjatë dhe theksoi rëndësinë e këtij donacioni si dëshmi e partneritetit të fortë ndërmjet dy vendeve.

Ambasadorja Kawahara nënvizoi se janë realizuar mbi 70 projekte në sektorin e shëndetësisë, ndërsa drejtori i Klinikës, Dr. Rexhep Memedi, tha se ky investim ndihmon në trajtimin e mbi 5 mijë fëmijëve çdo vit me gjendje të ndërlikuara shëndetësore.

The post Donacion nga Japonia, aparat i ri digjital për rreze X në Klinikën e Fëmijëve në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy