minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
“Rilindja Urbane 2.0”, Rama publikon pamje nga lirimi i hapësirave publike në Shkodër - Struga.info


“Rilindja Urbane 2.0”, Rama publikon pamje nga lirimi i hapësirave publike në Shkodër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rilindja Urbane 2.0”, Rama publikon pamje nga lirimi i hapësirave publike në Shkodër

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga operacioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Shkodrës.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se ky aksion është pjesë e një nisme më të gjerë që po zhvillohet paralelisht në disa qytete të vendit.

Sipas tij, kjo ndërhyrje synon të përgatitë terrenin për fazën e re të Rilindjes Urbane 2.0, një program bashkëpunimi midis qeverisë, pushtetit vendor, sipërmarrjes dhe komunitetit, që ka si objektiv përmirësimin e cilësisë së hapësirave publike në funksion të vizionit për Shqipërinë 2030 në BE.

Mirëmëngjes 😊 dhe me çlirimin e hapësirave publike në Shkodër, që po vijon si në një sërë qytetesh të tjera, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 – me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare dhe të Shqipërisë 2030 në BE – ju uroj një ditë të qetë🖐”, shkruan Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy