Rama i përgjigjet protestuesve në Vlorë, publikon videon 3D të projektit të Sheshit të Flamurit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama i përgjigjet protestuesve në Vlorë, publikon videon 3D të projektit të Sheshit të Flamurit

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një video 3D të projektit të Sheshit të Flamurit në Vlorë,  protestuesve që akuzojnë se po fshihet historia.

 

Rama shkruan në Facebook se Sheshi i Ri i Flamurit do t’i shtojë Vlorës një tjetër pjesë të bukur të mozaikut të Rilindjes së saj Urbane që do të nxjerrë në pah edhe objektet e historisë në atë shesh.

 

Advertisement

“Mirëmëngjes dhe me Sheshin e Ri të Flamurit, i cili do t’i shtojë Vlorës një tjetër pjesë të bukur të mozaikut gjithnjë e më tërheqës të Rilindjes së saj Urbane, ku do të mësyjë gjelbërimi, ku do të dalin në pah me të gjithë shkëlqimin e tyre objektet e historisë në atë shesh, ku një qilim i kuq prej guri do të lidhë monumentin e Pavarësisë me “tempullin” hijezues që do të shërbejë për panaire, ekspozita, shfaqje artistike e të tjera (po vetëm si terminal autobusësh për foltorexhinjtë jo) dhe ku fantazma e ish-hotelit do të kthehet në qendrën më të madhe social – kulturore të vendit për të gjitha moshat, pa harruar aksin e rikonceptuar që lidh edhe varrezat e dëshmorëve me monumentin e Pavarësisë përmes kolonatave të ‘tempullit’ hijezues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy