
Dje në orën 18:55, policia nga Stacioni Policor i Karposhit ndaluan pesëdhjetë e pesë vjeçarin I.A. nga Shkupi, nën dyshimin se ka kryer vepër penale sipas nenit 303 të Kodit Penal (rrezikim i sigurisë së trafikut ajror).
Nga MPB njoftojnë se më 06.07.2025 rreth orës 18:00, ndërsa helikopteri i policisë po i afrohej vendit ku lumi Lepenec derdhet në lumin Vardar me qëllim që ta mbushë atë me ujë për të shuar zjarrin në rajonin e Bllacës, pilotët vunë re një person i cili hyri në pjesën e cekët të shtratit të lumit Vardar dhe po tundte duart, pas së cilës personat e pranishëm në vendngjarje i informuan se personi po hidhte gurë drejt aeroplanit “Bell 412” dhe se ata ishin të detyruar të ndryshonin vendin e mbushjes me ujë, sepse ishin vënë në rrezik ekstrem sigurie gjatë kryerjes së detyrave për nevojat e shtetit dhe qytetarëve.
Pas masave dhe aktiviteteve të marra, I.A. u gjet dhe ndaluar, ndërsa pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim penal përkatës./Telegrafi/
The post Ndalohet një person nga Shkupi, ka gjuajtur me gur helikopterin që po mbushte ujë për të shuar zjarrin appeared first on Telegrafi.