minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Ndalohet një person nga Shkupi, ka gjuajtur me gur helikopterin që po mbushte ujë për të shuar zjarrin - Struga.info


Ndalohet një person nga Shkupi, ka gjuajtur me gur helikopterin që po mbushte ujë për të shuar zjarrin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dje në orën 18:55, policia nga Stacioni Policor i Karposhit ndaluan pesëdhjetë e pesë vjeçarin I.A. nga Shkupi, nën dyshimin se ka kryer vepër penale sipas nenit 303 të Kodit Penal (rrezikim i sigurisë së trafikut ajror).

Nga MPB njoftojnë se më 06.07.2025 rreth orës 18:00, ndërsa helikopteri i policisë po i afrohej vendit ku lumi Lepenec derdhet në lumin Vardar me qëllim që ta mbushë atë me ujë për të shuar zjarrin në rajonin e Bllacës, pilotët vunë re një person i cili hyri në pjesën e cekët të shtratit të lumit Vardar dhe po tundte duart, pas së cilës personat e pranishëm në vendngjarje i informuan se personi po hidhte gurë drejt aeroplanit “Bell 412” dhe se ata ishin të detyruar të ndryshonin vendin e mbushjes me ujë, sepse ishin vënë në rrezik ekstrem sigurie gjatë kryerjes së detyrave për nevojat e shtetit dhe qytetarëve.

Pas masave dhe aktiviteteve të marra, I.A. u gjet dhe ndaluar, ndërsa pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim penal përkatës./Telegrafi/

The post Ndalohet një person nga Shkupi, ka gjuajtur me gur helikopterin që po mbushte ujë për të shuar zjarrin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy