Kapen lëndë narkotike në automjetin e ISHP “Shtëpia e Shëndetit” – Berovë, ndalohet shoferi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një shofer i ISHP “Shtëpia e Shëndetit” – Berovë u arrestua në Vinicë pasi policia i gjeti marihuanë gjatë kontrollit të automjetit zyrtar.

Prokuroria e Koçanit ka dhënë urdhër për ndalimin e tij, ndërsa pas procedurave ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal.

“Më 14.08.2025, rreth orës 22:00, në rrugën “Vëllezërit Miladinov” në Vinicë, zyrtarët e policisë nga SPB Vinicë, në koordinim me SPB Berovë, arrestuan B.R. (29) nga Berova, pasi gjatë kontrollit iu gjetën marihuanë dhe letrat (rizlla). Më konkretisht, pas informacioneve operative të marra paraprakisht, policia ndaloi një automjet “Dacia Sandero” me targa të Berovës, pronë e ISHP “Shtëpia e Shëndetit” – Berovë, i drejtuar nga B.R. Gjatë kontrollit, tek ai u gjet droga, pas çka u njoftua prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Koçan, i cili dha udhëzim që ai të arrestohej. Pas dokumentimit të rastit, ndaj B.R. do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

The post Kapen lëndë narkotike në automjetin e ISHP “Shtëpia e Shëndetit” – Berovë, ndalohet shoferi appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy