Arrestohen pesë persona në Tetovë, kapen me lëndë narkotike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB informon se dje (27.02.2022) në ora 20:25 në fshatin Neproshten janë arrestuar 5 persona, mes tyre edhe dy fëmijë.

“Nëpunësit policorë të repartit policor Tearcë kanë arrestuar A.S.(58), A.B.(26), Ç.M.(21) dhe dy fëmijë, të gjithë nga fshati Sellcë e Tetovës. Gjatë kontrollit në veturën “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, me shofer A.S., kurse të tjerët kanë qenë bashkudhëtarë, është gjetur dhe marrë marihuanë dhe mjete të forta”, qëndron mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nga MPB shtojnë se ata janë mbajtur në stacion policore dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim penal.

 

Advertisement

Arrestohen pesë persona në Tetovë, kapen me lëndë narkotike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy