
Këshilli i Bankës Popullore miratoi Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për rezervën e detyrueshme, me të cilin shtesë forcohet roli i këtij instrumenti në nxitjen e kursimeve në monedhën vendase dhe në afate më të gjata. Në të njëjtën kohë, këto ndryshime paraqesin edhe mbështetje shtesë për politikën monetare të bankës qendrore.
Siç informoi Banka, me ndryshimet dhe plotësimet në Vendimin për rezervën e detyrueshme rritet norma e rezervës së detyrueshme për detyrimet devizote me afat deri në dy vjet nga 21% në 22%, ndërsa për detyrimet devizore me afat mbi dy vjet, bankat do të jenë të detyruara të ndajnë një rezervë të detyrueshme me një normë dy herë më të lartë, nga 5% e mëparshme në 10%. Në të njëjtën kohë, rritet edhe përqindja e përmbushjes së rezervës së detyrueshme të llogaritur bazuar në detyrimet devizore, të cilat përmbushen në euro, nga 85% në 90%.
Norma e ndarjes së rezervës së detyrueshme për detyrimet në monedhë vendase është rritur nga 8% në 9%. Me qëllim mbështetjen e kursimeve afatgjata në denarë dhe rritjen e mëtejshme të stabilitetit të bazës së depozitave të bankave, ndryshimet parashikojnë gjithashtu normalizimin e normës së rezervës së detyrueshme që zbatohet për depozitat në denarë të individëve me një afat mbi një deri në dy vjet, nga norma aktuale prej 0% në 9%.
Shumica e masave do të zbatohen nga periudha e rezervës së detyrueshme duke filluar nga nëntori i vitit 2025, përveç te normalizimi i normës së rezervës së detyrueshme për detyrimet në denarë me një afat mbi një deri në dy vjet, për të cilin parashikohet një vonesë në zbatimin prej rreth 14 muaj dhe bankat do të kenë mundësinë të përshtasin praktikat e tyre në përputhje me rrethanat gjatë kësaj periudhe.
Pritet që ndryshimet në sistemin e rezervës së detyrueshme të kontribuojnë për përshtatjen e politikave të normave të interesit të bankave me qëllim rritjen e ofertës së instrumenteve më tërheqëse afatgjata të kursimit në denarë për klientët. Kjo do të forcojë më tej ndryshimet aktuale të favorshme në bazën e depozitave të bankave, të cilat çojnë në një rritje të pjesës strukturore të kursimeve në denarë edhe në plan më afatgjatë.
The post Banka popullore miraton masa të reja për nxitjen e kursimit në denarë appeared first on Telegrafi.