Banka Popullore e Maqedonisë shpall konkurs për projekte ekonomike, fituesi shpërblehet me 100 mijë denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut ka shpallur konkursin për Çmimin e Vitit, ku mirëpret nga të rinjtë projekte ekonomike.

Të interesuarit do të kenë mundësi që deri më 1 shkurt të vitit 2023 të aplikojnë me punimet e tyre, nga sfera e makroekonomisë, bankat dhe sistemi bankar.

“Të drejtë për pjesëmarrje në Konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në 35 vjet. Punonjësit e Bankës Popullore dhe anëtarët e Këshillit të Bankës Popullore nuk kanë të drejtë për pjesëmarrje në Konkurs”, raportoi Banka.

Nga Banka sqarojnë se një pjesëmarrës ka të drejtë të aplikoj vetëm me një punim.

Advertisement

“Autorët në Konkurs për zgjedhje të punimit më të mirë kanë të drejtë të konkurrojnë edhe me punimet të cilat tashmë janë publikuar, por jo para 1 janarit të vitit 2021. Një autor ka të drejtë të parashtrojë vetëm një punim. Punimet dorëzohen në gjuhën maqedonase, shqipe ose atë angleze”, raportoi Banka.

Punimet duhet të dorëzohen në e-mailin [email protected].

“Çmimi i Vitit i Bankës Popullore për punimin më të mirë (çmimi i parë) është 100.000,00 denarë, neto. Nëse Këshilli për Vlerësim vlerëson se punimi i dytë është gjithashtu me një cilësi afër punimit më të mirë, Banka Popullore mund të ndajë edhe çmimin e dytë në shumë prej 50.000,00 denarë, neto”, sqaruan nga BPM.

 

Advertisement

Banka Popullore e Maqedonisë shpall konkurs për projekte ekonomike, fituesi shpërblehet me 100 mijë denarë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy