Defekte në rrjetin e ujësjellësit në Tetovë, NPK Sharri: Punojmë në terren

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tetova sot mbeti pa ujë për shkak të një sërë defektesh në rrjetin e ujësjellësit.

Ndërmarrja Publike “Sharri” informoi se probleme kanë lindur në më shumë se dhjetë lokacione në qytet që kërkojnë ndërhyrje urgjente.

“Për shkak të defekteve të shumta, jemi të detyruar të ndërpresim përkohësisht furnizimin me ujë në të gjithë qytetin. Ekipet janë në terren dhe punojnë me kapacitet të plotë për të riparuar të gjitha defektet sa më shpejt të jetë e mundur”, njoftoi kompania.

“Sharri” njoftoi se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pasi të përfundojnë të gjitha riparimet dhe u bëri apel qytetarëve të tregojnë mirëkuptim ndërsa ndërhyrjet janë duke vazhduar.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy