SPB Tetovë sot zbuloi shtatë autobusë me defekte

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia gjatë ditës së sotme nga ora 9:00 deri në ora 15:00 në Gostivar dhe Tetovë zbatoi kontrolle të përforcuara ku janë përfshirë autobusët që kryejnë transport publik.

Gjatë këtij aksioni, sipas policisë, janë zbuluar dhe dënuar shtatë autobusë.

“Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe dënuar shtatë autobusë me defekte, ndërsa gjashtë prej tyre janë në Tetovë dhe një në Gostivar. Prej tyre katër autobusë nga Tetova dhe një nga Gostivari kanë pasur defekt me frenimit, ndërsa autbusët tjerë mungesë të pajisjeve, PP Pajisjes”, njoftoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Ai shtoi se të gjitha automjetet janë përjashtuar nga komunikacioni dhe kundër shoferëve dhe firmave do të parashtrohen parashtresa adekuate./Telegrafi/

Advertisement

SPB Tetovë sot zbuloi shtatë autobusë me defekte shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy