minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Në pyetje 25 vota, zgjedhjet në Gostivar mund të përsëriten - Struga.info


Në pyetje 25 vota, zgjedhjet në Gostivar mund të përsëriten

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mungojnë rreth 25 vota për t’u arritur censusi për Komunën e Gostivarit. Dalja e votuesve sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor është 31,31%, ndërsa sipas Kodit Zgjedhor për t’u arritur kushti duhet që të dalin një e treta nga lista e votuesve, respektivisht mbi 33,33%.

Megjithatë, gjatë ditës në KSHZ arrijnë procesverbalet zyrtare nëpërmjet të cilave pritet të konfirmohen rezultatet përfundimtare nga vendvotimet. Procesverbalet mund të ndryshojnë rezultatin në rast se të dhënat e dërguara me sms porosi nuk kanë qenë plotësisht të sakta. Në rast se arrihet censusi, atëherë kandidati i AKI-së Valbon Limani e fiton garën në rreth të parë me 61,39% të votave.

Censusi zyrtarisht nuk është arritur në Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë, ku do të duhet prej fillimit të shpallen zgjedhjet dhe të përsëritet tërë procedura e zgjedhjeve./Alsat/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy