Në dy komuna të Maqedonisë do të përsëriten zgjedhjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski ka njoftuar se në komunën e Mavrovës dhe Qendër Zhupë dhe Rostushë do të përsëriten zgjedhjet.

“Në dy komuna, Mavrovë dhe Qendër Zhupë dhe Rostushë për shkak të mospërmbushjes së kushtit prej 1/3 nga votuesit e regjistruar që kanë dalë për të votuar do të përsëritet tërë procedura zgjedhore”, tha Dashtevski në koherencën e sotme për shtyp.

Dashtevski gjatë konferencës shpalli rezultatet fillestare bazuar në të dhënat nga procesverbalet e Komisioneve Komunale Zgjedhore dhe Komisionit Zgjedhor të Bashkisë së Shkupit./Telegrafi/

Në dy komuna të Maqedonisë do të përsëriten zgjedhjet shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy