
Policia e Lezhës ka konfiskuar 7 pasuri, me sipërfaqe totale prej 15028 m2.
Pasuritë e sekuestruara, ndodheshin në bregun e lumit Drin dhe në fshatin Ishull Shëngjin.
Ky ishte një vendim i marrë nga GJKKO, pas dyshimeve se ato ishin vendosur nga veprimtari kriminale.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Konfiskohen 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2, të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin.
Konfiskimi, në zbatim të vendimit të GjKKO-së, pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale.
Në zbatim të vendimit të GjKKO-së të vitit 2021, lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të vitit 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2.
Pasuritë e sekuestruara ndodhen 2 në bregun e lumit Drin dhe 5 në fshatin Ishull Shëngjin./vizionplus.tv