Berisha: Gati të ulem me Ramën. Kreu i PD është i hapur të bisedojë me kryeministrin për ndryshimet kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Gati të ulem me Ramën. Kreu i PD është i hapur të bisedojë me kryeministrin për ndryshimet kushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është treguar i gatshëm të bisedojë me kryeministrin Edi Rama për ndryshimet në Kushtetutë.

Nga selia blu, propozimin e kreut të qeverisë për uljen e numrit të deputetëve në parlament e cilësoi të arsyeshëm.

“Nuk kam asnjë kompleks, jam gati për bisedime pasi çdo ndryshim që vjen për të mirën e qytetarëve ka dhe mbështetjen time”, tha Berisha.

Në konferencë me gazetarët, kryedemokrati iu rikthye seancës parlamentare të së hënës, ku e cilësoi të padrejtë procedurën e ndjekur gjatë raportimit të krerëve të institucioneve të drejtësisë.

Advertisement

“Kurse ata, të cilët shkelmuan Kushtetutën vetëm se ai kishte frikë nga pyetjet, nuk duronte dot pyetjet direkte se i dukeshin si shigjeta, e lëshuan në rënie të lirë. Nuk kisha parë ndonjëherë në eksperiencën time të gjatë 32-vjeçare një ditë ku përpjekja për të vërtetat triumfoi aq bukur. Dhe ku kompromisi i krimit midis mercenar-Dumanit dhe pengjeve të tij në narkomazhorancë prodhoi ato skena të papërsëritshme”, tha Berisha.

Ndërkaq, Partia Demokratike ka depozituar dhe një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor në parlament lidhur me e programit IPARD 2 në Bujqësi.

Është një kërkesë e përsëritur nga ana e demokratëve për ngritjen e këtij komisioni, pas rrëzimit të nismës së tyre në Konferencën e kryetarëve./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy