DETAJE/ Vrasja e kuzhinierit në Tiranë, 34-vjeçari u godit me thikë në bark dhe qafë nga kolegu

Pinterest LinkedIn Tumblr +
DETAJE/ Vrasja e kuzhinierit në Tiranë, 34-vjeçari u godit me thikë në bark dhe qafë nga kolegu

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme (28 tetor) në Tiranë, në ambientet e një lokali.

41-vjeçari, Filip Shehu  pas një konflikti banal ka varë me thikë kolegun e tij, kuzhinierin, Indrit Ismaillarin, 34-vjeç.

Ismaillarin u godit nga picieri tri herë me thikë, njëherë në qafë dhe dy herë në bark, mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.

Autori Filip Shehu u arrestua nga policia. Ai ka deklaruar para policisë se e goditi pasi bullizohej shpesh nga kolegu i tij.

Advertisement
Autori Filip Shehu

“Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.

Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.

Advertisement

/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy