Vrasja e kuzhinierit në Tiranë, policia zbulon detaje: 34-vjeçari u godit me thikë gjatë konfliktit me picierin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e kuzhinierit në Tiranë, policia zbulon detaje: 34-vjeçari u godit me thikë gjatë konfliktit me picierin

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.

Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.

Advertisement

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy