
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës–Kavajë), në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë G. H., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
Arrestimi u krye pas hetimeve me metoda speciale, ku rezultoi se punonjësi i policisë kishte kërkuar dhe marrë 60 000 lekë të reja nga shtetasi E. S., në këmbim të nxjerrjes së mjetit të këtij të fundit nga pika e bllokimit dhe të mosvendosjes së një mase administrative. Shuma e parave është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
G. H. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Hetimet vijojnë në bashkëpunim me SPAK për të zbuluar përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari të paligjshme.
/vizionplus.tv