minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Kërkoi 60 000 lekë për të zhbllokuar makinën, arrestohet polici i trafikut në Durrës - Struga.info


Kërkoi 60 000 lekë për të zhbllokuar makinën, arrestohet polici i trafikut në Durrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërkoi 60 000 lekë për të zhbllokuar makinën, arrestohet polici i trafikut në Durrës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës–Kavajë), në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë G. H., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Arrestimi u krye pas hetimeve me metoda speciale, ku rezultoi se punonjësi i policisë kishte kërkuar dhe marrë 60 000 lekë të reja nga shtetasi E. S., në këmbim të nxjerrjes së mjetit të këtij të fundit nga pika e bllokimit dhe të mosvendosjes së një mase administrative. Shuma e parave është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

G. H. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me SPAK për të zbuluar përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari të paligjshme.

Advertisement

/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy