
Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Plasë të bashkisë Maliq, ku një 45-vjeçar është gjetur i pajetë pranë një banese.
Sipas të dhënave paraprake, viktima është gjetur i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese që nuk ishte e tij. Dyshohet se ai ka tentuar të hyjë brenda oborrit duke kaluar murin, por gjatë kalimit bluza i është ngecur në kangjella, duke shkaktuar mbytjen aksidentale.
Burime policore bëjnë me dije se dyshohet që 45-vjeçari të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të konfirmuar shkaqet e vdekjes.
Advertisement