U ekzekutua me breshëri kallashnikovi në Rinas, Dani kishte dalë nga burg 1 vit më parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U ekzekutua me breshëri kallashnikovi në Rinas, Dani kishte dalë nga burg 1 vit më parë

Gilmando Dani është i riu që mbeti viktimë e atentatit që u shënua mesditën e kësaj të marte në rrethrrotullimin e Rinasit.

Dani, i cili njihet edhe si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, kishte dalë nga burgu rreth një vit më parë.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj përmes burimeve mëson se Dani ishte liruar nga qelia në datën 06.10.2024.

Deri më tani ende nuk dihet identiteti i autorëve, të cilët pas ngjarjes janë larguar në drejtim të Fushë Krujës.

Advertisement

Policia ka gjetur një makinë të djegur në Krujë, e dyshohet se i përket pikërisht autorëve të atentatit.

Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç. 

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.  

Advertisement

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e policisë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy