25 maj 1992/ Zbulohet letra e Demaçit për Rugovën: Vëlla Ibraim…

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shkrimtari Shaip Beqiri ka publikuar një mesazh që Adem Demaçi i kishte dërguar Ibrahim Rugovës në vitin 1992. Edhe pse njiheshin për përplasjet e tyre të forta, Demaçi e kishte nisur mesazhin me fjalët ‘Vëlla Ibrahim’.

“Vëlla Ibrahim. Shpresoj se besimin që ta dha populli do ta kuptosh drejt dhe se besimit do t’i përgjigjesh me besim.

Dëshiroj fort që të mos lejosh që interesat partiake, grupore e individuale ta dëmtojnë interesin e përgjithshëm; dëshiroj që kurrsesi të mos lejosh që burokratët e dallkaukët e ndryshëm të bëhen mur në mes teje e popullit.

Vështirësitë janë të mëdha, por edhe fuqia e popullit është e madhe. T’u priftë e mbara e Zoti të bekoftë. Nju Jork, 25 Maj 1992”, – kishte shkruar Demaçi në mesazhin për Ibrahim Rugovën 29 vjet më parë. ©LAPSI.al

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy